Transmetuar më 12-09-2025, 18:27

Tiranë- Parlamenti nisi sërish punën duke u mbledhur në orën 17:00 në këtë seancë të dytë për t’u betuar deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga 140 deputetë në total, betohen 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Ata janë kreu i PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

Deputetët e rinj që do zëvendësojnë Doshin dhe Jorgon do të jenë Osman Teta dhe Meri Markiçi. Teta ishte kandidati i tretë në renditje i listës së mbyllur, ndërsa Markiçi, si gruaja më e votuar, me 614 vota.

Lajmi për dorëheqjen e Doshit dhe Jorgos, u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit