Transmetuar më 12-09-2025, 16:23

SHBA- Tyler Robinson, 22 vjeç, është identifikuar si autori i vrasjes së Charlie Kirk, 31 vjeç, gjatë një tubimi në Universitetin Utah Valley të mërkurën. Lajmin për arrestimin e Tyler Robinson e ka konfirmuar edhe FBI.

Më herët, Presidenti amerikan, duke folur në Fox News, njoftoi arrestimin, duke thënë se dikush shumë i afërt me të dyshuarin e kishte denoncuar atë.

Burimet i thanë CNN se vrasësi ia rrëfeu të atit, i cili më pas e kontaktoi, duke çuar në arrestimin e tij. Gazeta New York Times raportoi se i dyshuari u arrestua rreth orës 23:00 sipas kohës lokale në Utah të enjten në mbrëmje.

Zbulimi se i dyshuari për vrasjen e aktivistit konservator 31-vjeçar Charlie Kirk është arrestuar dhe po merret në pyetje u bë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në mesditën e së premtes (12.09.25).

"Unë besoj me siguri të madhe se e kemi atë në paraburgim. Shpresoj që ai të shpallet fajtor, siç e imagjinoj unë, dhe shpresoj që të marrë dënimin me vdekje për atë që bëri", tha Trump.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit