Transmetuar më 12-09-2025, 11:53

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësoren dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht 63-vjeçarja ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Berat, pasi më datë 11.09.2025, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësoren M. M., 63 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasja M. M. ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit