Transmetuar më 12-09-2025, 10:59

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas përfundimit të seancës plenare të sotme në Kuvend, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të rregullores dhe manipulim të komisioneve parlamentare.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se ndryshimet e bëra në përbërjen e komisioneve janë të pavlefshme, pasi sipas tij, ato nuk mund të bëhen pa ndryshuar më parë Rregulloren e Kuvendit.

“E nisi që dje në Asamble duke shkelmuar rregulloren. Asnjë komision nuk ndryshohet pa u ndryshuar Rregullorja. Morali i tij është vetëm droga,” – u shpreh Berisha.

Sali Berisha: E nisi që dje në Asamble duke shkelmuar rregulloren, asnjë komision nuk ndryshohet pa u ndryshuar Rregullorja. Morali i tij është vetëm droga.

Ky është Parlamenti i atyre që thashë, nuk mund ta lija Llajon një mjek që nuk ka asnjë eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë siç duan? Ai nuk e di që Kuvendi u rrëzua që dje kur u njoftuan komisionet e reja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit