

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste, foli për situatën në Bashkinë e Vlorës pas lajmit të dorëheqjes së kryebashkiakut Ermal Dredha, ndërsa ka propozuar se qeveria do të ngrejë në çdo bashki komision etike për të luftuar nepotizmin.
“Vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit. Dembelizëm ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe, pa atdhe, me mandatin e drejtorit. Dhe të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë, në kuptimin që qeveria investon për Vlorën, ndërsa këta shkele me këmbë Vlorën. Dua të bëj të qartë që e gjithë kjo situatë do të ishte gabim i madh sikur të lidhej me kryetarin e Bashkisë, i cili në gjithë atë situatë është më i miri”, tha Rama.
“Nuk është vetëm Vlora… dhe dorëheqja e Ermalit është treguesi i asaj që thashë, i një njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe që i vetmi problem që ka është se duke ndenjur për një kohë shumë të gjatë larg Vlorës si diplomat, u zbut më shumë seç duhet. Pikërisht se nuk është vetëm Vlora, ka ardhur koha për të ngritur një komision etike në çdo bashki, që duhet të trajtojë një fenomen gërryes dhe shkurajues për njerëzit, nepotizmi. Lidhjet e gjakut në pozicione drejtuese”, shtoi kryeministri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





