Transmetuar më 11-09-2025, 12:46

Administrata duhet të marrë një vëmendje të veçantë. Kjo qeveri nuk duhet të bëhet pengesë për reformën e administratës. Programi ynë qeverisës nuk është më i qartë se kësaj here. Zotimet tona janë të qarta. Kjo fjalë preku natyrën e sfidës, ku eksperienca e 12 viteve duhet të na rrisë performamcës, kurse energjia e re duhet të na ushqejë ambicien për të bërë më shumë. Skuadra e re qeveritare duhet të marrë frymë me dëshirën për ta bërë Shqipërinë Evropën e Ballkanit. Komuniteti i demokratëve në çdo territor, ku ka më shumë se kurrë njerëz që duan të na bashkohen. Në këtë kalim historik na duhet dhe na duhen që ç’ke me atë punë. Nuk duhet të sillemi me këtë parti si tavolina e byrekut, që u mbyll derën të tjerëve. Duhet ta ndjejmë si një bashkim me qytetarë e profesionistë, demokratë e çfarëdo qofshin. Në shtresën e kënetës së opozitës ka plot burime të pastra e të paprekura. Drejtuesit politikë, duhet që ta marrin përsipër politik, të mandatit të katërt si integrim të mandatit të katërt. Nuk na pengon asgjë që të fitojmë dhe të integrojmë në bashkëqeverisjen e territorit, njerëz pozitivë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit