Transmetuar më 11-09-2025, 12:19

“PS duhet të udhëheqë edhe për shumë e shumë vjet të tjera. Përralat që në një demokraci duhen ndërruar partitë çdo 4 vjet, lëruani atyre që tregojnë përrala. Është detyrium që ta shohim PS në krye edhe në 2030, 2040, edhe 2050 në krye. Ne ta shohim, domethënë ju ta shihni. Shihni garantimin e kësaj qëndrueshmërie si një investim i të gjithëve këtu. Të marrim turizmin dhe imazhin e Shqipërisë. Ndryshim historik, nuk diskutohet. Është rritur dhe po rritet industria e ndërtimit. Por duhet ta pyesim veten? Krahas një nevoje për një ofertë, garë sfidash të reja sjell kërkesa për leje ndërtimi? Si duhet t’i trajtojmë pa krijuar të tjera rrjedhoja negative? Sot na duhet të jemi në alert gjithë kohës. Fjala vjen, ne do ndërtojmë, në zonat me përparësi, me zhvillim turizmin, por duhet të jemi gati për qasje të re, me intensitete ndërtimi më të ulëta jashtë qyteteve kontrolle të reja dhe të rrepta, sanksione të rënda për zinxhirin e zbatimit. Rilindja urbane 2.0 është pjesë e një mozaiku të një rilindjeje që duhet ta rijetësojmë në çdo sektor,” tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit