

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, pas zhvillimeve të fundit politike dhe dorëheqjes së kryebashkiakut aktual.
Rama shpalli Ogerta Manastirliun si kandidate për kreun e bashkisë Tiranë duke shpallur kështu largimin e saj nga qeveria:
"Vijmë te emergjenca e Tiranës. Pas 7 muajsh Tirana nuk ka asnjë kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar bashkie të denja nga drejtësia për detyrën. Sot kemi një kryetar të zgjedhur 3 herë dhe që i është mohuar e drejta e gjykimit në liri.
Tirana ka punë të mëdha e të panumërta, s’i heq meritë kryetares në detyrë përse ka bërë në këto 7 muaj, por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri bashkie në Tiranë.
Anëtarët tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të kryebashkiaku të zgjedhur, pavarësisht se kuadri ligjor lë për të dëshiruar kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë se është i penguar nga paraburgosja. Nuk është propozim që po e bëj me zemër të lehtë.”
Në fjalën e tij, Rama theksoi se procesi do të zhvillohet sipas afateve ligjore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë së shpejti datën e re të votimeve.
“Qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të zgjedhin drejtuesin e ri të kryeqytetit në një proces të lirë e transparent,” u shpreh Rama.
Zgjedhjet e parakohshme pritet të kthehen në një betejë të fortë politike, duke qenë se Tirana është qendra më e madhe urbane dhe ekonomike e vendit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





