Transmetuar më 11-09-2025, 09:14

DURRËS- Një 43-vjeçar ka vdekur ditën e sotme më Durrës, pas kontaktit me ujin dhe kabllot elektrike.

Mësohet se viktima është Bardhyl Kaloshi 43 vjeç, baba i 3 fëmijëve.

Pamjet në vendngjarje

Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbarte shtylla e dëmtuar, por askush nuk është kujdesur për të.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, Durrës, shtetasi B. K., 43 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit