

KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kukës. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa makina të parkuara dhe më pas ka përfunduar disa meta më poshtë.
Në mjet ndodheshin 2 të rinj, të moshave 22 vjeç dhe një 17-vjeçar. Fillimisht ata janë dërguar në spitalin e Kuksit për të marrë ndihmën mjekësore.
Por pas përkeqësimit të gjendjes janë 22-vjeçari është nisur drejt spitalit të Prizrenit.
Ndërsa 17-vjeçari është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e një hemorragjie të brendshme në kokë dhe dëmtimeve të organeve të brendshme dhe është dërguar te Trauma.
Çfarë thotë policia:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se sot, rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Agjencia”, automjeti që ai drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. H. dhe më pas shtetasi A. Gj. ka braktisur automjetin dhe është larguar.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasit G. Ll. dhe R. G., banues në Kukës, pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetasi A. Gj., të cilët jashtë rrezikut për jetën, si dhe 2 automjete të parkuara.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Gj. dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





