Transmetuar më 11-09-2025, 08:07

Durrës, 11 shtator 2025 – Shiu i dendur që ka rënë gjatë natës ka shkaktuar përmbytje në disa prej rrugëve të qytetit, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Segmentet e ulëta të qytetit janë mbuluar nga uji, duke penguar lëvizjen normale.

Ekipet e emergjencave civile dhe zjarrfikëses kanë nisur ndërhyrjet për të larguar ujin nga zonat më të prekura.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, sidomos në akset ku niveli i ujit vijon të mbetet i lartë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit