Transmetuar më 10-09-2025, 21:20

Vlorë- Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme. Arsyeja e largimit të kryebashkiakut nga posti është ende e paqartë. Dredha ka dhënë dorëheqjen një ditë para mbajtjes së Asamblesë Kombetare të Partisë Socialiste.

Kritikat e Ramës ndaj Dredhës kanë qenë si në mbledhjet private pa mediat, por edhe në daljet publike të Kryeministrit. Dredha gjithashtu është kritikuar edhe për mbetjet dhe për mungesën e punës nga ana e drejtorëve te bashkisë Vlorë.

Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023.

Foto arkive: Ermal Dredha gjatë një debati me Kryeministrin Edi Rama gjatë përvjetorit të PS

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit