Transmetuar më 10-09-2025, 20:18

NEPAL- Sitata në Nepal po vijon të bëhet edhe më rëndë me protesta shkatërruese. Pas djegies së selisë qeveritare dhe shtëpive të politikanëve, protestuesit kanë dhunuar edhe ministrat e qeverisë duke i detyruar të ecin në lumë të zhveshur lakuriq. Një video ka "pushtuar" rrjetet sociale, ku shihet ministri i Financave që ecën në lumë dhe pas tij një protestues e qëllon me kamzhik dhe turma nga larg brohoret me gëzim për dhunën që ushtrohet ndaj tij.

Nepalit u përfshi nga trazira të dhunshme, pasi protestuesit sfiduan shtetrrethimin dhe morën rrugët e qytetit. Turmat dogjën Parlamentin, Gjykatën e Lartë dhe godina të tjera qeveritare. Autoritetet konfirmojnë të paktën 22 viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa policia përdori armë zjarri, ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Ushtria është dërguar në Kathmandu për të rikthyer rendin.

Revolta nisi pas bllokimit të rrjeteve sociale, por u shty nga zemërimi ndaj korrupsionit dhe mungesës së mundësive ekonomike. Protestat e udhëhequra nga brezi "Gen Z" konsiderohen si shpërthimi më i madh i dhunës politike në vend që nga shpallja e republikës në vitin 2008.

Ndërkohë ish-kryetarja e gjykatës së Nepalit, e vetmja grua që mban këtë post deri më sot, tha në një intervistë se kishte pranuar kërkesën e protestuesve të të njohur si “GenZ” për të kryesuar qeverinë. 73-vjeçarja Sushila Karki, ka deklaruar se të gjitha palët duhet të bashkohen për të gjetur një rrugëdalje nga kriza.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit