Transmetuar më 10-09-2025, 20:07

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit, një 16-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur aksidentalisht gjatë notit në det.

🧑 Viktima është identifikuar si shtetasi E. V., banues në të njëjtën lagje.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit