Transmetuar më 10-09-2025, 13:20

Në Gjykatën e Elbasanit po zhvillohet seanca për konfirmimin e masave të sigurisë për 30 personat e arrestuar nga operacionit të koduar “First Day” i zhvilluar ditën e djeshme në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cerrik, Belsh dhe Elbasan.

Të arrestuarit janë dërguar nga qendra e paraburgimit në Tiranë drejt Gjykatës së Elbasanit të shoqëruar në masa të rrepta sigurie. Gjykata e Elbasanit lëshoi 25 masa sigurie ndërsa 5 të tjerë u arrestuan në flagrancë gjatë zhvillimit të operacionit, ndërsa një tjetër person po hetohet në gjendje të lirë.

Bëhet fjalë për shpërndarës të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme, jo eksponentë të njohur të krimit në vend. Të akuzuarit vepronin të organizuar në grupe të vogla, por edhe vetëm. Ata shpërndanin lëndët narkotike pranë shkollave, lokaleve e më gjerë.

25 masa arrest në burg për prodhim e shitje narkotikësh: Arjan Bica 42 vjeç, Erist Skilja 48 vjeç, Shyqyri Bica 56 vjeç, Aizberg (Alket) Bitri, 52 vjeç, Filip Thoma 34 vjeç, Hysen Grami 64 vjeç, Gentian Tartari 37 vjeç, Mikel Bezhani 45 vjeç, Pjerin Qereshniku 50 vjeç, Stivjo Bardhi 38 vjeç, Domeniko Elezi 38 vjeç, Mariglen Qosja 38 vjeç, Shkelzen Shkrepi 46 vjeç, Bardhyl Grami 64 vjeç, I. K., 38 vjeç, M. E., 36 vjeç, I. F., 45 vjeç Klodian Hakballa 34 vjeç, Arben Kasa 50 vjeç, Ilir Bahidi 41 vjeç, Klajdi Çota 24 vjeç, Franc Ruçi 24 vjeç, Kevi Kanani 30 vjeç, Marcelino Brahja 24 vjeç, Panter Tafani 30 vjeç 5 të arrestuarit në flagrancë për drogë, armëmbajtje pa leje, mallra kontrabandë Jokli Anastasi 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Arjan Topalli 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, Vilson Dyrmyshi 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; Neritan Duzha 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” Leonard Xhaferri 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Nën hetim në gjendje të lirë: H. D., 57 vjeç Gjatë megaoperacionit të koduar “First Day” janë sekuestruar sasi kokaine e kanabisi, armë zjarri të llojit pistoleta, kallashnikov, armë gjahu e municion luftarak. Gjithashtu janë sekuestruar peshore elektronike që shërbente për të peshuar lëndët narkotike, thika, përforcues grushti, steka duhani që dyshohet të jenë të kontrabanduara, laptopa, tableta, DVR të kamerave të sigurisë, targa makinash shqiptare dhe belge, 24 celularë dhe shuma parash në euro, paund, dollar e franga zvicerane.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit