

Plagos me thikë dy vëllezërit e tij, kapet autori.
Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, një konflikt i çastit ka çuar në plagosjen e dy vëllezërve. Shtetasi E. M., 29 vjeç, dyshohet se ka përdorur një mjet prerës (thikë) për të plagosur vëllezërit e tij, Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.
Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, autori u identifikua, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Mjeti prerës është sekuestruar.
Të dëmtuarit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllëzërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





