

Anglia “shpërtheu” ndaj Serbisë, brenda në Beograd triumfoi me rezultatin e pastër 5-0, një fitore e madhe që kënaq më në fund trajnerin Thomas Tuchel:
“Mendoj se forma dhe loja e ekipit ishte e frikshme. Ndihmuam njëri-tjetrin, kishim intensitetin e duhur. Kemi punuar për të mos i lejuar asnjë goditje në portë, e të mendosh që ata janë një skuadër e fortë në shtëpi. Kjo ishte një ndeshje që kishim gjithçka, intensitet, disiplinë, mentalitetin e duhur. Merita për këtë është pa diskutim e lojtarëve. U treguan të jashtëzakonshëm, ky është një standard që duhet të ruajmë, duhet të jetë një pikë referimi për ne”, u shpreh Tuchel pas fitores me “manitas” kundër Serbisë.
I kënaqur me paraqitjen e ekipit u shfaq edhe Harry Kane, me kapitenin që nuk mungoi në apel duke realizuar golin e tij të 74 me ekipin përfaqësues:
“Ka pasur shumë zhurmë, por ne jemi të kënaqur me çfarë kemi bërë. Jo gjithnjë është e thjeshtë kundër ekipeve që mbrohen me 11 lojtarë, duhet durim. Unë mendoj se ky kompeticion nis pikërisht tani. Do të ketë ndeshje të vështira nga këtu e deri në Botëror, por ne do të mbajmë këtë sfidë si pikë referimi”, u shpreh Harry Kane pas ndeshjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





