Transmetuar më 10-09-2025, 07:15

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike në vendin tone, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga intervale të gjata me diell, ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta nëpër të gjithë zonën malore lindore duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët.

Gjatë natës vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit