Transmetuar më 09-09-2025, 22:44

Shqipëria ka triumfuar 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, e luajtur në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Kristjan Asllani në minutën e 25-të me penallti.

11-metërshin e fitoi Qazim Laçi, krosimi i të cilit në zonë, u devijua me dorë nga kundërshtari.

Përveç golit të parë, Shqipëria iu afrua edhe të dytit në disa raste me Bajramin, Hoxhën dhe Brojën, por pa sukses në finalizim.

Në krahun tjetër, edhe Letonia iu afrua barazimit, por Strakosha dhe Mitaj shpëtuan kuqezinjtë.

Me këtë sukses, Shqipëria rimerr vendin e dytë në grupin K, me 8 pikë, 1 pikë më shumë se Serbia e vendit të tretë që u mposht me rezultatin e thellë 5-0 nga Anglia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit