Transmetuar më 09-09-2025, 21:47

KATAR- Hamasi ka bëerë një deklaratë mbi sulmin izraelit në Doha, duke thënë se ekipi i tij negociator kishte mbijetuar. Hamasi shtoi se sulmi konfirmon pa asnjë dyshim se Netanyahu dhe qeveria e tij nuk dëshirojnë të arrijnë ndonjë marrëveshje për paqe.

Në një deklaratë, tha: "Ne konfirmojmë dështimin e armikut për të vrarë vëllezërit tanë në delegacionin negociator".

Në deklaratë thuhet gjithashtu se gjashtë persona të tjerë u vranë në sulm.

"Ne e mbajmë qeverinë amerikane bashkëpërgjegjëse me pushtuesin për këtë krim, për shkak të mbështetjes së saj të vazhdueshme për agresionin dhe krimet e pushtuesit kundër popullit tonë", shtoi deklarata.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit