

Barush Bregu, i njohur dhe si Bajram Bregu është sipas policisë, një nga bashkëpunëtorët e Ragip Gilës, i cili kreu ditën e djeshme masakrën me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër.
Policia bën me dije se 39-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Emri i Bregut është i njohur për autoritetet.
Ai është arrestuar në vitin 2019 për vrasjen e vëllezërve Bilali.
Bregu njihet si krahu i djathtë i Ibrahim Licit autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali me 30 mars të këtij viti dhe pjesëtar i familjes Lici të cilët janë në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri edhe këto të fundit të arrestuar që në shtator të vitit të kaluar.
Në 2016, Bregu u dënua me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov.
Barush ose Bajram Bregu vitin e kaluar gjatë ndjekjes nga policia e Shkodrës arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë duke i shpëtuar ndjekjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





