

Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Vilson Pepa, i cili u ekstradua nga Punta Cana, në vendin tonë dy ditë me parë.
Në seancën gjyqësore këtë të martë, Pepa është shprehur përpara gjyqtarit të çështjes se ai donte të vinte vetë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.
41 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më herët ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bëhet fjalë për hetimin e kryer nga SPAK për dosjen e njohur si “karteli shqiptar i kokainës”, ku u zbulua aktiviteti i vëllezërve Çela me grupin Çopja për trafikimin e 28 ton kokainë nga Amerika Latine në drejtim të BE.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





