

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zejmen të Lezhës, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura.
Sipas burimeve paraprake, adoleshentja ishte duke u kthyer në këmbë drejt banesës së saj kur preku aksidentalisht kabllot e pambrojtura, duke pësuar një goditje fatale me rrymë elektrike.
Ajo humbi jetën në vend.
Policia dhe autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa po verifikohen përgjegjësitë e mundshme për mungesën e sigurisë në rrjetin elektrik në zonë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





