Transmetuar më 09-09-2025, 11:18

Shkodër, 9 Shtator 2025 – Autoritetet e policisë kanë finalizuar një operacion në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në një lokal në lagjen “Qemal Stafa”, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Në vijim të hetimeve, shtetasi Ragip Gila, 28 vjeç, banues në Shkodër, u arrestua në flagrancë për veprat penale:

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”

“Vjedhja me armë”

“Shkatërrimi i pronës”

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”

“Vjedhja”

Gjatë arrestimit, policia i sekuestruar 2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë), një skafandër, maskë, jelek antiplumb, një shishe me lëndë djegëse, automjetin e përdorur për largimin nga vendi i ngjarjes, si dhe një motomjet pa targa dhe pa numër shasie.

Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim Barush Bregu, alias Bajram Bregu, 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale:

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”

“Vjedhja”

Gjatë kontrollit të një banese në lagjen “Guerrile”, e përdorur nga dy të shpallurit në kërkim si bazë për aktivitetet kriminale, policia sekuestruar:

1 armë automatike dhe 6 pistoleta

Municion luftarak dhe 45 kapsolla detonatore

Një automjet “Audi” me targa të vjedhura

5 dronë të ndryshëm dhe pajisje për dronë

1 laptop dhe 5 aparate fotografike

Operacioni u realizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Patrullën e Përgjithshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Hetimet dhe operacionet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre vijojnë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit