

Një granatë e pashpërthyer është gjetur pasditen e sotme në tarracën e një shtëpie funerali në fshatin Kameras të Fushë-Krujës.
Granata është gjetur nga pronari i ndërtesës, Arbër Sala i cili po kryente disa rregullime.
Pas kësaj situate në zonë ka mbërritur RENEA dhe forcat xheniere të cilat bënë të mundur demontimin e granatës.
Edhe pse pronari nuk njihet si një person problematik, dhe prej vitesh operon në këtë biznes, pak kohë më parë ka qenë gjithashtu pre e një zjarrvënie – ku për pasojë u dogj magazina e vjetër.
Arber Sala, sipas burimeve lokale, nuk njihet si person problematik në zonë. Ai prej vitesh operon në fushën e shërbimeve funerale, ndërsa disa kohë më parë ka qenë viktimë e një zjarrvënie, ku iu dogj një magazinë e vjetër. Ndërtesa ku u gjet granata është një objekt i ri ndërtuar së fundmi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





