

Forcat RENEA kanë zhvilluar orët e para të pëmgjesit të kësaj të hënë një megaoperacion në 7-të bashkitë e qarkut të Elbasanit, ku në fokus kanë qenë elementët e narkotrafikut.
Nga informacionet rezulton se gjatë operacionit janë vënë në pranga 40 persona, ku 30 prej tyre janë nisur drejt qelive të paraburgimit të Tiranës ku do të presin deri në përfundimin e hetimeve.
Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur armë dhe lëndë narkotike.
Burime jozyrtare nuk përjashtojnë mundësinë që operacioni të ketë pasur si objektiv ndalimin e disa personazheve të njohur të botës së krimit.




Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





