Transmetuar më 08-09-2025, 17:58

SHKODËR- Autori i vrasjes në Shkodër ka dhënë deklaratën e tij të parë para hetuesve. 30-vjeçari Ragip Gila ka deklaruar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso. Gila thekson se ka pasur probleme personale me Vason.

"Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Ergogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të," deklaroi Ragip Gila

Nga atentati humbën jetën Armando Pali, dhe Liridon Kraja, truproja i Eugen Vasos Brajoviç. Ndërsa të plagosur mbetën Erogen Brajoviç dhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri dhe Erogen Brajoviç.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit