

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap me një automatik me qëllim për ta shitur.
Policia njofton se Ramiz Bami u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante automatikun.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin “Blic”, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion”.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit, krehri, fishekët dhe automjetin e 62-vjeçarit. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





