

Një operacion i gjerë i policisë është zhvilluar gjatë natës në qytetin e Elbasanit, ku si rezultat u vunë në pranga rreth 40 persona.
Gjatë kontrolleve në banesa dhe ambiente të ndryshme, forcat e rendit zbuluan dhe sekuestruan armë zjarri, përfshirë kallashnikovë, si dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Operacioni u zhvillua në disa zona të qytetit, me pjesëmarrjen e dhjetëra efektivëve, dhe konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha të muajve të fundit kundër aktivitetit kriminal.
Autoritetet kanë bërë të ditur se në orët në vijim pritet një deklaratë zyrtare për të dhënë detaje më të hollësishme mbi të arrestuarit dhe materialet e sekuestruara.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





