

TURQI – Ernest Muçi mungoi në grumbullimin me Kombëtaren për ndeshjet e shtatorit për shkak të një dëmtimi, siç raportohej nga FSHF. Por futbollisti ka lënë gjithçka pas krahëve në këto ditë teksa ka finalizuar transferimin te Trabzonspor. Lojtari jo vetëm ka kaluar pa probleme vizitat mjekësore, por edhe ka nisur menjëherë stërvitjen me grupin te skuadra e Trabzonsporit.
I pritur si zakonisht me “tunelin me shuplaka”, që është kthyer në traditë për blerjet e reja, më pas në stërvitjen e parë gjithçka ka shkuar në rregull për Muçin.
Edhe vetë klubi i Trabzonsporit ka postuar një video të sulmuesit shqiptar teksa kryente ushtrime me pjesën tjetër të skuadrës, duke marrë rregullisht pjesë edhe në një ndeshje të vogël kontrolli.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





