Transmetuar më 07-09-2025, 14:46

Policia vendore informon se rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit