

DURRËS- Dy persona kanë mbetur të plagosur meditën e sotme pas një konflikti në Durrës. Mësohet se në konflikt janë përfshirë dy familje të cilat banojnë pranë njëra-tjetrës. Konkretisht ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen 15 të qytetit bregdetar.
Dy të plagosurit janë transportuar në urgjencën e spitalit të Durrësit, ku njëri rezulton i plagosur me thikë ndërsa tjetri me sende të forta. Megjithashtë ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





