Transmetuar më 07-09-2025, 12:17

KLOS- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën nacionale Burrel–Klos. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Gjithashtu i plagosuri është dërguar me ambulancë drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit