

Prishtinë – Përfaqësuesja e Kosovës nuk ishte në gjendje të tregonte thuajse asgjë kundër Zvicrës në Basel, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”.
Pas kësaj disfate, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. “Nuk ishte fillimi që deshëm e që shumë prej nesh prisnim.
Pas tre ditësh na pret sfida e radhës kundër Suedisë në “Fadil Vokrri”, ku mbështetja do të jetë e madhe e synimi duhet të jetë rezultati pozitiv. Zvicrën e urojmë për fitoren”, shkruan Kurti.
“Dardanët” do të përballen në ndeshjen e radhës karshi Suedisë si pritës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





