Transmetuar më 06-09-2025, 22:45

ARMENI – Portugalia shënoi një fitore të thellë 5-0 ndaj Armenisë, duke demonstruar superioritet të plotë në fushë. Goli i parë erdhi nga Joao Felix, i cili shënoi me kokë në minutën e 10 pas një krosi të Joao Cancelo-s.

Cristiano Ronaldo shënoi dy herë, duke lënë vulën e tij të padiskutueshme në këtrë sukses: goli i parë erdhi në minutën e 21-të, ku realizoi me të djathtën pas një krosi nga Pedro Neto, dhe i dyti në minutën e 46-të, me një gjuajtje të fuqishme nga distanca, duke thelluar rekordin e tij me kombëtaren portugeze.

Joao Cancelo shënoi golin e tretë në minutën e 32-të, duke shfrytëzuar një top të kthyer brenda zonës. Më pas, Joao Felix realizoi golin e pestë në minutën e 61-të, duke vulosur fitoren spektakolare të Portugalisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit