

Podujevë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, rreth orës 19:30, policisë i ka ardhur një informacion për të shtëna me armë zjarri në këtë zonë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një mashkull pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Policia ka nisur menjëherë hetimet, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, për të zbardhur rrethanat e plota që lidhen me këtë rast.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





