Transmetuar më 06-09-2025, 14:59

Naftëtarë të Bankers Petroleum kanë vijuar protestën në Marinzë duke kërkuar një marrëveshje të re me kompaninë.

Në protestën e organizuar nga sindikata e sektorit Hidrokarbur, naftëtarët me pankarta në duar, kërkuan që të mos zgjatet kontrata aktuale e kompanisë pa u firmosur një marrëveshje e re që garanton të drejtat e tyre.

“Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasi abonimi i kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë kontratë më. Ajo mund të na jepet vetëm neve. Duhet një marrëveshje e re me ne”, u shprehën naftëtarët gjatë protestës.

Sipas tyre, deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese dhe asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme, duke i shtyrë drejt grevës totale në rast se kërkesat nuk merren parasysh.

Protestuesit kërcënuan se do të ndërpresin punën deri në firmosjen e marrëveshjes mes deri më tani nuk ka një reagim nga drejtuesit e kompanisë Bankers Petroleum ndërsa sindikata ka paralajmëruar se greva do të ashpërsohet në ditët në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit