

Drama mes Feros dhe ish-partneres së tij, Arbenitës, ka marrë përmasa alarmante. Konflikti shpërtheu kur një ndjekëse anonime i shkruajti Arbenitës se është vajza biologjike e babait të reperit — domethënë, motra e Feros — çka nxiti komentet e forta të saj. Ajo reagoi duke shkruar:
“Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë të fortë për të thyer traumat që sjell familja. Një familje vërtet e sëmurë…”
Nga ana tjetër, Fero nuk u dorëzua lehtë. Në rrjete sociale ai publikoi mesazhe akuzuese, duke e quajtur Arbenitën analfabete dhe duke theksuar se fama e saj lidhej vetëm me praninë e tij. Mes sulmeve të tij më të ashpra ishte edhe deklarata: “Ti e vrave babain tënd.”
Ndërkohë, reperi shpërndau një artikull ku shpjegohej se babai i Arbenitës kishte ndërruar jetë në të njëjtën ditë kur ajo solli në jetë vajzën e saj, duke e shoqëruar me fjalët e çuditshme: “A nuk është kjo një shenjë nga Zoti?”
Kjo betejë e hapur tani përfshin akuza personale, familjare dhe morale, duke kaluar çdo kufi të debatit publik.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





