Transmetuar më 06-09-2025, 07:30

Vlorë-Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë, ku një mjet tip ‘Audi’ dhe një Fiat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit