

BRITANI – Krenar Gozhina, ish-zyrtari i prokurimeve publike, i dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, është arrestuar nga autoritetet britanike.
Gozhina ka dalë para gjykatës së ekstradimeve në Londër pasi u arrestua nga Policia e zonës së Kentin në Anglinë Jugore në banesën e tij në rrugën Peri Court në Canterbury. Gjykatës të ekstradimeve iu tha se Krenar Gozhina, është arrestuar për qëllim ekstradimi.
“Mes shkurtit 2019 dhe marsit 2019, në territorin e Shqipërisë, ai keqpërdori pozitën si zyrtar, përkatësisht në Zyrën e Prokurimeve të Shqipërisë, duke e përdorur qëllimisht këtë pozitë për përfitime financiare, pa ndjekur procedurat e duhura dhe duke kërkuar pagesa të papërshtatshme gjatë procesit të prokurimi”.
Këto të dhëna iu lexuan gjyqtarit paraprak të çështjes i cili vendosi për Gozhinën ta ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht deri më 2 Shkurt 2026. Për të fituar lirinë me kusht, të afërmit e tij vendosën nga garanci pasurore prej 5.000 stërlinash. Ish-zyrtari i prokurimeve publike do ti duhet çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte të paraqitet në stacionit policor të Canterburyt. Raportohet se në këmbë i është vendosur një pajisje monitori elektronike.
Gozhina u hetua nga SPAK bashkë me disa persona të tjerë për abuzime me tenderin e transportin të gardianëve të burgut të Lushnjës. Ai u dënua nga GJKKO me 1 vit e 6 muaj burg, por me dënim të shkurtuar do të duhet të kryente 1 vit burg.
Aktualisht në gjykatën e ekstradimeve në Londër po shqyrtohen 12 kërkesa të Shqipërisë për 12 shtetas shqiptarë, që fshiheshin në Angli dhe të lokalizuar nga Interpol Tirana, e arrestuar për llogari të vendit tonë nga forcat policore në qytete të ndryshme të shtetit ishull.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





