Transmetuar më 05-09-2025, 20:23

TIRANË- Autoritetet ushqimore në Slloveni kanë tërhequr me urgjencë nga tregu një ngarkesë më speca të kuq të eksportuar nga Shqipëria. Produkti është tërhequr pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivel të lartë pesticidesh të rrezikshme për shëndetin.

Kompania tregtuese "Geaprodukt doo" njofton se produkti kishte niveleve të tepërta të pesticideve acetamiprid, formetanate dhe flonicamid. Gjithashtu iu ka bërë thirrje klientëve ta kthejnë produktin në vendin e blerjes ose ta hedhin, por në asnjë mënyrë ta konsumojnë. Kompania ka paralajmëruar konsumatorët që mund të kenë konsumuar ose pasur kontakt me specat, të lajnë mirë duart dhe nëse ndiejnë probleme me tretjen apo të përziera, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

"Kompania Geaprodukt doo ka tërhequr specin e kuq me origjinë nga Shqipëria. Produkti u tërhoq për shkak të niveleve të tepërta të pesticideve acetamiprid, formetanate dhe flonicamid. Numri serial i produktit është LOT:3505, dhe data e dorëzimit është 24 gusht – 4 shtator 2025. Produkti ishte paketuar kryesisht në një kuti kartoni, dhe së dyti në një qese PVC.

Kompania u kërkon klientëve ta kthejnë produktin në vendin e blerjes. Nëse kjo nuk është e mundur, ata duhet ta hedhin atë në mbeturinat biologjike. Për shkak të pesticideve të tepërta, artikulli nuk duhet të konsumohet. Personat që kanë rënë në kontakt me ushqimin e kontaminuar duhet të dezinfektojnë duart. Në rast të të përzierave ose problemeve me tretjen, ata duhet të kontaktojnë mjekun më të afërt." njoftoi Geaprodukt doo.

Dy ditë më parë Kroacia refuzoi në kufi një ngarkesë me pjeshkë të nisura nga Shqipëria.Frutat kishin rezultuar me përmbajtje të lartë të nikelit. Lajmi u konfirmua në faqen online të Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF) të Komisionit Europian. Zbulimi i këtij rasti nga autoritetet europiane është bërë në datë 21 gusht 2025.

Pas ngarkesës së pjeshkëve, u raportua se autoritetet kroate për sigurinë ushqimore kanë asgjësuar 4 ton me domate të cilat vinin nga qyteti i Beratit. Perimet janë asgjësuar pasi kanë rezultuar të spërkatura më shumë se sa lejohet me chlorfenapyr, një substancë e përdorur për zhdukjen e insekteve. Në njoftimin e EFSA-s (Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore) thuhet se ngarkesa e lejuar për këtë pesticid është 0.01 mg/kg, ndërsa në domatet shqiptare rezultoi nnivele prej 0.06 mg/kg, që është pesë herë mbi normën. Sipas raportimeve domatet me pesticide të rrezikshme u groposën nga shteti kroat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit