Transmetuar më 05-09-2025, 20:14

Kombëtarja shqiptare U-21 zhvilloi një miqësore luksi me bashkëmoshatarët e Gjermanisë. Ashtu siç parashikohej, të besuarit e Alban Bushit janë mundur në Elbasan, në shifrat 0-2.

Kuqezinjtë 21-vjeçarë kanë rezistuar vetëm një pjesë loje, duke e mbyllur të parën me rrjeta të paprekura, madje janë shfaqur rrezikshëm, ku mund të kishin shënuar. Ndryshe u paraqit pjesa tjetër e lojës.

Me të nisur pjesa e dytë, miqtë gjermanë kalojnë në avantazh. Ansah merr topin në qendër dhe lëshon një gjuajtje që nuk i lë kohë për reagim Jukajt dhe 0-1 për “pancerat”.

VIDEO – GOLI I PARE I GJERMANISE

Por nënkampionët në fuqi të Evropës nuk do të ndaleshin me kaq. Pa kaluar as minuta, Gjermania shënon edhe të dytin. Këtë herë me Pejçinoviç, i cili shfrytëzon përgjumjen e mbrojtjes për të shënuar në portën e Jukajt.

VIDEO – GOLI I DYTE I GJERMANISE

Kuqezinjtë u munduan në pjesë e mbetur të shënojnë një gol nderi, por ishte e pamundur përballë një skuadre të mirëorganizuar. Në radhët e Gjermanisë ra në sy se titullarë në takimin e sotëm ishin edhe dy shqiptarët që ndiqen nga Silvinjo, Brajan Gruda dhe Nelson Vaiper.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit