

VLORË- Gjykata e shkallës së parë Vlorë, ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest në burg” për shoferen italiane Angela Panzillo. Gjyqtari i çështjes Fjoralb Behari ka vendosur që e reja të qëndrojë në burg dhe ndaj saj ështëakuza për “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Pak ditë më parë 28-vjeçarja shkaktoi aksidentin në autostradën Vlorë- Fier, ku humbën jetën dy persona. Nga përplasja e fortë e automjeteve, në vendin e ngjarjes humbi jetën drejtuesi i kamionçinës 63-vjeçari Ferdinant Hasani. Ndërsa në spital humbi jetën në spital edhe pasagjeri, 47-vjeçari Artan Muho.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





