

Një 34-vjeçar u vra në Shkodër mbrëmjen e sotme në një atentat.
I riu Kristian Kola, ka qenë duke konsumuar një kafe, kur autorët kanë shkuar në ambientet e lokalit ku po qëndronte me një motor të zi.
Ata kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.
Në tavolinën e lokalit ka mbetur filxhani i kafesë dhe shishja e ujit.
Kujtojmë se policia ka ngritur disa postblloqe dhe po vijon kontrolle në zonë e në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Identiteti i tyre mbetet mister.
“Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





