

REPUBLIKA DOMENIKANE- Arrestohet në Santo Domingo, Soni Pepa i kërkuar nga SPAK. Në momentin e arrestimit të Pepës iu gjet në posedim një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane, si dhe pesë telefona celularë të koduar.
40-vjeçari Pepa rezulton i lidhur me një ngarkesë prej 11 tonësh kokaine, nga e cila u sekuestruan 600 kilogramë në Roterdam, Holandë, midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Përveç kësaj, ai akuzohet për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet. Arrestimi u krye pasditen e së mërkurës, më 3 shtator, në Distriktin Kombëtar.
Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që operonte në disa vende europiane dhe amerikano-jugore, me synim trafikun e sasive të mëdha të narkotikëve. Ngarkesa në fjalë ishte nisur nga porti i Villetas, në Paraguai, me destinacion portin e Anversës, në Belgjikë.
Në momentin e ndalimit, Pepës iu sekuestrua një pasaportë shqiptare, disa dokumente me origjinë italiane, pesë celularë të enkriptuar dhe para në dorë. I arrestuari u dërgua në Drejtorinë e Përgjithshme të Emigracionit për deportim të mëtejshëm, në koordinim me OCN-INTERPOL Santo Domingo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





