

GJILBRALTAR – Shqipëria luan përballë Gjibraltarit në një miqësore për të provuar forcën përpara sfidës kualifikuese për Botërorin e 2026-ës, me Letoninë në Tiranë.
Takimi që po luhet në Europa Point Stadium të Gjibraltarit, gjykohet nga treshja uellsiane Aaron Wyn Jones, Daniel Beckett, Harry Hendricks ndërsa i katërt do të jetë arbitri vendas, Jason Barcelo.
Sylvinho ka zgjedhur të hedhë në fushë lojtarë të cilët nuk janë zgjedhur gjithmonë të jenë në formacionin e parë. Dhe në mbyllje të pjesës së pare rezultati mbeti 0-0, në një takim të vakët dhe me ritëm të ulët jo vetëm nga vendasit por edhe nga kuqezinjtë që pritet të ndryshojnë fytyrë në pjesën e dytë me zëvendësimet e parashikuara.
Në pjesën e dytë zëvendësimet dhe ritmi i kuqezinjëve ishte disi më ndryshe deri sa në minutën e 68-të kuqezinjtë fituan një penallti të shndërruar në gol nga Jasir Asani.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





