Transmetuar më 04-09-2025, 18:28

ITALI – Një ngjarje e rëndë, por me fund të lumtur, ka patur si protagonist mesfushorin e Sampdorias, Alesandro Bellomo. Futbollisti i ka shpëtuar jetën një turisteje e cila ishte sulmuar dhe qëlluar më thikë në rrugë.

Në natën e të martës, Bellomo gjendej në shtëpinë e tij në Kioxha të Venetos bashkë me familjarët. Por jashtë shtëpisë të tij po zhvillohej një ngjarje e rëndë, pasi një person me probleme mendore ka sulmuar në rrugë një turiste polake 34-vjeçare. Apo kishte nxjerrë për xhiro qenin kur është sulmuar nga personi, i cili e ka qëlluar edhe me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Bellomo dhe vëllai i tij kanë dëgjuar klithmat në rrugë dhe kanë dalë menjëherë, duke gjetur turisten e shtrirë. “E shoqëruam thuajse deri brenda shtëpisë time”, tregoi Stefano, vëllai i futbollistit. “Thirrëm ndihmën e shpejtë falë edhe disa komshinjve që folën gjermanisht me të. Ajo ishte e ndërgjegjshme në disa momente dhe kërkonte qenin”, tha ai.

Për fat të mirë, turistja është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht plagëve të marra. Edhe qenushi i saj është gjetur, ndërsa policia ka arrestuar personin 25-vjeçar me probleme mendore i cili ishte autori i kësaj ngjarje të rëndë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit