

ROMË- Stilisti legjendar i modës Giorgio Armani ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë grupi Armani përmes një deklarate ku thuhet: "Krijuesi, themeluesi dhe forca lëvizëse e kompanisë Giorgio Armani ndërroi jetë në paqe, i rrethuar nga të dashurit e tij. Ai punoi deri në ditët e tij të fundit dhe ia kushtoi veten kompanisë që themeloi, dizajneve të tij dhe projekteve të ndryshme që ai nisi."
Armani, i cili ishte 91 vjeç, ishte sinonim i stilit dhe elegancës moderne. Ai kombinoi talentin e stilistit me zgjuarsinë e një biznesmeni, duke drejtuar një kompani që xhironte rreth 2.3 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë) në vit. Vijon…
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





