

Prishtinë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Nga tërheqja e shortit renditja e partive politike në fletëvotime do të jetë si më poshtë:
Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 105
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 191
Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 113
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë numrin 174
Lista Serbe në fletëvotim do ta ketë numrin 170
Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 186
Partia Guxo do ta ketë numrin 118
Alternativa do ta ketë numrin 103
Partia Socialdemokrate do ta ketë numrin 149.
Subjekti Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin do ta ketë numrin 101
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se procesi për zgjedhjet lokale ka hyrë pothuajse në fazën përfundimtare. Ai tha se zgjedhjet janë themeli i demokracisë.
“Zgjedhjet janë themeli i një demokracie pasi përmes tyre qytetarët shprehin vullnetin politik duke zgjedhur përfaqësuesit në nivel in qendror dhe lokal. Në këtë drejtim, KQZ ka detyrë të rëndësisë së veçantë, të sigurojë proceset zgjedhore në Kosovë të jenë të lira, të drejta, transparente, të mbështetura në Kushtetutë, Ligjin për Zgjedhjet dhe të mbështetura në standardet më të mira ndërkombëtare”, tha ai para të pranishmëve në këtë ngjarje.
Për zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





