Transmetuar më 04-09-2025, 12:46

TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka zbuluar dënimet që do të rriten për disa vepra. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka theksuar vrasja me dashje do të jetë 15-20 vite burg, vrasja me paramendim do të jetë 20-30. Për trafikimin e personave të rritur, Rakipi tha se do të jetë sa është 11.5 vite burg, ndërsa trafikimi i të miturëve 17.5 vite burg.

"Vrasja me dashje: Kodi aktual paraqet dhunimin apo vrajsen me dashje nga 10 deri në 20 vjet, Kodi i ri propozon nga 15 deri në 20 vjet burg, Kodi penal italian, jo më pak se 21 vjet, kodi francez e ka 30 vjet. Propozimi ynë është brenda sistemit të sotëm, nuk e ka kritikuar kush për represiv.

Vrajsa me paramendim: Kodi aktual 15-25 vite burg, ose burg përjetë. Projekti nga 20-30 vjet heqje lirie. Në rrethana të cilësuara, burg përjetë. Kodi francez e italian, burg përjetë, pa alternativë.

Plagosje e rëndë me dashje: Kodi aktual, 6.5 vjet. Projekti 6.5 vjet heqje lirie. Kodi italian, 5-9 vjet, Kodi francez 10 vjet dhe 150 mijë euro gjobë.

Trafikimi i personave të rritur: 11.5 e ka Kodi aktual, 11.5 vite burg projekti. Kodi italian 14 dhe kodi francez 7 vjet burg dhe gjobë. Këtu jemi më lart se francezët.

Trafikimi i të miturve: Është caktuar 17.5 vite burg në projekt, sepse kemi ndjekur një politikë ndryshe. Ka për qëllim mbrojtjen e fëmijës me këtë shtesë dënimi.

Dhuna në familje: 2.5 vite burg në projekt

Vjedhja: Është mjaft e përhapur, projekti e ka 4 vjet në mesatare. Kodi francez e italian e kanë me nga 4 vjet," tha Rakipi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit